Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i hap rrugën një koalicioni të mundshëm mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës, ai tha se nuk sheh ndonjë arsye se përse LSI dhe PD të mos bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në të njëjtën linjë.
“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha ai.
Megjithatë i pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim me Lulzim Bashën ai mohoi, “Në momentin që zoti Basha dhe të vetët nuk hapi gojën dhe u bë bashkëfajtor me të, nuk ka se çfarë të flas me të”. /albeu










