‘Të njoh që dy dekada’ Ermal Fejzullahu befason me deklaratën për Luizin e Big Brother

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer brenda atij formati Ai ka fituar zemrat e publikut me pozitivitetin që përçon, energjinë dhe për debatet që po krijon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari i njohur këtë kohë ka marrë mbështetje të madhe edhe nga personazhe të famshme publike, të cilët e kanë njohur nga afër apo kanë punuar me të.Një koment së fundmi për artistin nga Shkodra e ka bërë edhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu.

Luiz djali të njoh gati dy dekada gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur pozitiv, djalë artist, po i gëzohem shumë faktit që edhe publiku të do fort ashtu siç të duam ne të gjithë që të njohim nga afër paq shëndetin e për tjerat as mos ta ndien fare”, ka shkruar Fejzullahu.

Në BBVA deri më tani ka pasur skena nga më të ndryshmet, gjersa mbrëmë u përjashtua nga gara modelja Kejvina Kthella. Ajo u largua pas incidentit me Luizin, ku në spektaklin e kaluar kishte përdorur fizike ndaj tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu