Të paktën 43 të vdekur në një sulm me bombë në Azaz të Sirisë

Së paku 43 persona, shumica prej të cilëve civilë, e humbën jetën gjatë një sulmi me bombë në qytetin sirian Azaz, në kufi me Turqinë, kumtoi Qendra për monitorim të të drejtave të njeriut. Gjatë sulmit, i cili është kryer me automobil bombë para ndërtesës së gjykatës, ku gjendet edhe tregu, janë lënduar dhjetëra persona. Sipas qendrës siriane, selia e së cilës gjendet në Britaninë e Madhe, mes viktimave ka edhe gjashtë kryengritës. Në nëntor të vitit të kaluar, 25 persona e humbën jetën gjatë një sulmi në Azaz. Atëherë kryengritësit, për sulmin e akuzuan Shtetin islamik, i cili është aktiv në pjesë tjera të provincës siriane, Alepo, ndërkaq paraprakisht tentuan ta pushtojnë edhe qytetin Azaz./Koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu