Qeveria pritet t’i dorëzojë në Kuvend daft-amendamentet deri të premten. Kjo është faza e radhës, pas vendimit të 80 deputetëve të cilët miratuan nevojën për ndryshim të Kushtetutës.
Pas dorëzimit në Kuvend, çdo amendament do të duhet të kalojë në ky komisione kuvendore. Sipas rregullores, nga dita e dorëzimit të amendamenteve në Kuvend deri në seancën plenare duhet të kalojnë së paku 30 ditë.
Pas miratimit të amendamenteve të cilët votohen me shumicë të thjeshtë, për vendimin përfundimtar sërish do të nevojiten 80 deputetë për të konfirmuar ndryshimin e Kushtetutës.










