Të punësuarit e ambasadës serbe, sot kthehen në Shkup, informuan nga MPJ-ja, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Viçiq, siç transmeton Tanjug, në Beograd do të ketë takim me ambasadoren e Maqedonisë, Vera Jovanovska Tipko. Sipas MPJ-së serbe, ambasadorja Dushanka Divjak Tomiq, do të kthehet në Shkup më 31 gusht, ku pritet që të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev më 1 Shtator, njofton InfoShqip.
MPJ-ja e Serbisë informoi se ministrat për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq, nesër do të takohen në Nish, ku nëpërmjet dialogut do të fillojnë me zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Për tërheqjen e të punësuarve nga ambasada serbe në Shkup, mbrëmë në linjë telefonike kanë biseduar Zaev dhe Viçiq. Në kumtesën e përbashkët thuhet se Maqedonia dhe Serbia do të punojnë në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa çdo jo pajtueshmëri eventuale, të zgjidhjet nëpërmjet dialogut./InfoShqip.com










