A do të rikthehet në krye të PD-së? Ja si përgjigjet Berisha

Gjatë emisionit “Studio e Hapur”, te Eni Vasilit ish- kreu i demokratëve Sali Berisha u pyet për rolin e tij në këtë protestë dhe pse nuk rikthehet në krye të PD.

“Largimi im është pa kthim në çdo lloj situatë. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia. Që të gjithë sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se Lulzim Basha është udhëheqësi i PD dhe opozitës shqiptare. Përpjekjet e propagandës shqiptare për ta paraqitur si biarki synoi dëmtimin e opozitës. Por shqiptarët e dinë mirë këtë, dhe në krye të këtij revolucioni është Basha”, u përgjigj Berisha./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu