Mbi 40% e të rinjëve të vendit kanë qëndrim pozitiv ndaj BE-së, por nuk besojnë në integrim të shpejtë të vendit, tregojnë të dhënat e anketës nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Ekselencë, Fondacionin gjerman për Liri “Friedrich Naumann”, si dhe me platformën rinore në Maqedoninë e Veriut – “Studentarija”.
“41% e të rinjëve në vend kanë një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian, ndërkaq 24% kanë një qëndrim negativ, ndërsa rreth 35% janë neutral, gjë që tregon hapësirë për angazhim, por edhe mungesë të lidhjes konkrete me vlerat e BE-së”., INSTITUTI PËR QEVERISJE TË MIRË DHE PERSPEKTIVA EUROATLANTIKE.
Nga atje thonë se sa i përket perspektivës së anëtarësimit të vendit në Union, rezultatet janë relativisht skeptike, gati 46.5% e të anketuarve nuk besojnë fare se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, 35.8% pranojnë se integrimi i Maqedonisë në BE do të ndodhë, por në një të ardhme më të largët, ndërsa vetëm 6.7% mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme.
“84.6% e të rinjëve e shohin korrupsionin si pengesën kryesore për integrimin në BE. Menjëherë pas saj vijnë konfliktet bilaterale (61%) dhe mungesa e besimit në institucione (60%), faktorë që tregojnë se të rinjtë e shohin situatën e brendshme politike si një sfidë kyçe për afrimin me BE-në dhe ata presin hapa të guximshëm nga institucionet për të luftuar korrupsionin, si bazë për kushte më të mira jetese dhe për të qëndruar në vend”, INSTITUTI PËR QEVERISJE TË MIRË DHE PERSPEKTIVA EUROATLANTIKE.
“Kur u pyetën se cili vend nga Ballkani Perëndimor është më afër të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë viteve të ardhshme, të rinjtë nga vendi i jepnin sondazhit 53.2% për Shqipërinë, ndërsa në vend të dytë renditej Mali i Zi me 34.5%, ndjekur nga Serbia me 14.7% dhe të tjerët me përqindje nën 10%. Vetëm 8.2% besojnë se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së në këtë periudhë, një tregues shqetësues që kërkon masa të shpejta dhe konkrete nga institucionet nacionale dhe përfaqësuesit publikë për të rikthyer shpresën dhe besimin në perspektivën europiane”, thuhet në komunikatën e Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike.