Të shtëna me armë në Hasanbeg, plumbi qorr plagos një inspektor të DSK-së

Një incident i armatosur mes dy grupeve ka ndodhur sot në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Dy grupe të armatosura njëri nga Haraçina dhe tjetri nga Hasanbegu janë përleshur në lagjen Hasanbeg të Shkupit për shkaqe të paditura.

Në këtë përleshje është plagosur nga një plumb qorr edhe një inspektor i DSK-së (Azis Asipi), i cili ka qenë duke kaluar rastësisht në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur përleshja. Punonjësi i DSK-së është dërguar urgjentisht në spital për të marur ndihmën mjeksore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu