Të thyhet agjenda serbo-ruse ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak Lukas Mandli, i ka hapur shteg Kosovës, që të jetë më komode në bisedimet me Serbinë përballë emisarit të BE-së Mirosllav Lajçak. Eurodeputetët si duket kanë filluar më mirë ta njohin Kosovën. Kështu që ata nuk po ngatërrohen lehtë më nga propagande serbe dhe mbështetësit e tyre në Europë e gjeti.

Kosova nuk ka nevojë të përshpejtojë drejt marrëveshjes me Serbinë, aq më tepër nëse nxitet nga emisar, sikur Miroslav Lajçak, që të favorizojë serbët, duke e rrezikuar madje funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Dy kushte për thellim në negociata

Kosova, meqë është duke dialoguar në Bruksel, me ndërmjetësim të BE-së, tash e tutje duhet t’ia parashtrojë në mënyrë të vazhdueshme atij, dy kushte për thellim në negociata, njohjen nga pesë vendet e BE-së, dhe liberalizimin e vizave.

Në fakt, as unë nuk jam dakord që të përshpejtohet me liberalizimin e vizave, pa e përmirësuar ekonominë e Kosovës dhe pa e kthyer shpresën për jetë këtu. Mania apo psikoza e krijuar se me heqjen e vizave të braktiset Kosova, duhet të marrë fund.

Vetë shteti duhet të jetë ai, që nuk e dëshiron aktualisht të ndodhë një gjë e tillë. Heqja e vizave duhet të ndodhë për lëvizje të lirë, turizëm dhe gjëra që rregullojnë jetën normale edhe të shqiptarëve.

Për t’i parashtruar kushte Lajçakut, këtë e ka bërë të mundur, një kritikë, që ia ka drejtuar personalisht dhe publikisht emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, eurodeputeti austriak Lukas Mandli. Ai e ka qortuar Lajçakun se nuk po bën asgjë, për ta ndihmuar Kosovën të njihet nga pesë vendet e BE-së. Ai po ashtu e ka kritikuar se për çfarë ka arritur të bindet Serbia nën drejtimin e negociatave nga ai, në mënyrë që të arrihet ndonjë marrëveshje për normalizim raportesh.

Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtetet anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, i ka shkruar Mandl-i publikisht në twiter Lajçakut.

Një mendim i tillë kritik, që beson në arsye, është motivues edhe për shqiptarët për ta parë në mirëbesim Europën, por jo edhe negociatorët problematikë, si dikur Frederika Mogherini, por edhe Lajçak, që tërthorazi i kërkonte Kosovës ta ndryshojë Kushtetutën, për ta pranuar marrëveshjen aktuale antikushtetuese për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro, janë pesë vendet e BE-së, katër nga të cilat i përkasin boshtit ortodoks, pra ndikimit të fuqishëm të Moskës, në aspektin fetar.

Lëvizje diplomatike

Në fakt, pas kritikave të shtuara dhe qasjes më të fuqishme amerikane ndaj Ballkanit, dhe Kosovës në veçanti, edhe vetë Lajçak duket se është vënë në lëvizje diplomatike, gjithnjë duke shpresuar për t’i siguruar njohje Kosovës.

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak ka vizituar këto ditë Vatikanin, siç thuhet për të diskutuar për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor. Mbase i ka kërkuar njohjen Vatikanit, i cili ende po heziton ta bëjë këtë.

Edhe Spanja, por as kjo për meritë të Lajçakut, ka shenja se do të shkojë drejt njohjes së Kosovës, siç kam aluduar unë, ndoshta në Vatikan dhe në Madrid, do të ketë ndikim më të madh, një president amerikan, vetëm i dyti në histori të saj, që është katolik, presidenti Joe Biden.

Lajçak mbrëmë ishte në Kosovë, por nuk dihen mesazhet e sakta që solli. SHBA-ja dhe ekspertë amerikan kanë paralajmëruar ndërhyrje të fuqishme në Ballkan, veçmas kjo pritet të ndodhë pas krizës së Ukrainës dhe Bjellorusisë. Agjenda ruse në Ballkan duhet të thyhet. Ajo ndalon së funksionari me fuqizimin e shtetit të Kosovës, jo me defunksionalizimin e tij


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu