Të vërteta shkencore që nuk ju kishte shkuar mendja kurrë

Disa kuriozitete shkencore që mbase më parë nuk mund ti keni dëgjuar, por tani nëpërmjet rrjetit ju mund të mësoni gjithçka, jeni vetëm një klik larg për të mësuar disa vërteta që lidhen me jetën tuaj të përditshme.

Më poshtë janë të renditura disa fakte shkencore mjaft interesante:

1. Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.

2. Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik

3. Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli

4. As edhe njëri prej paraardhësve tuaj nuk ka vdekur pa sjellë në jetë një fëmijë

5. Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.

6. Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.

7. Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.

8. Truri juaj përbëhet kryesisht nga uji dhe dhjami.

9. Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij. Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.

10. Nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu