Teherani pas sulmeve të SHBA-së: Jemi në koordinim me Moskën! Khamenei thyen heshtjen

Irani dhe Rusia po zhvillojnë konsultime të ngushta për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta, tha Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araghchi pas mbërritjes së tij në Moskë për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne gjithmonë kemi pasur shqetësime dhe kundërshtarë të përbashkët me Rusinë. Ne gjithmonë kemi ndarë bindje të përbashkëta dhe jemi konsultuar ngushtë me njëri-tjetrin për t’u përballur me sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta. Kjo është ajo që do të bëhet të hënën gjatë takimit me presidentin rus”, tha diplomati i lartë në transmetuesin shtetëror të Iranit.

Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit ka folur për herë të parë pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore.

Khamenei tha se “Ndëshkimi kundër Izraelit vazhdon”.

“Armiku sionist kreu një gabim të madh, kreu një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet tani”, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, nëpërmjet një postimi në platformën X në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e shoqëruar deklaratën me një poster propagande që tregonte një kafkë njerëzore të shtypur me Yllin e Davidit të gdhendur në ballin e saj, ndërsa dhjetëra raketa e shponin atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu