Të paktën 82 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Teksasin qendror.
Në Qarkun Kerr, një nga zonat më të goditura, të paktën 40 të rritur dhe 28 fëmijë kanë vdekur, thonë zyrtarët.
Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të paktën 41 persona të zhdukur, sipas zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, raporton CNN.
Midis tyre janë 10 vajza dhe një këshilltare nga Camp Mystic – një kamp veror vetëm për vajza përgjatë lumit Guadalupe, që u rrit më shumë se 6 metra në më pak se dy orë gjatë kulmit të përmbytjeve në fillim të 4 korrikut.
Shirat e rinj kanë filluar të fryjnë rrugët ujore në Qarkun Kerr.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se përmbytjet e menjëhershme vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për disa pjesë të Teksasit, ndërsa priten “më shumë reshje të dendura shiu”.