Temperaturat bien në mënyrë drastike, në Shqipëri vjen dimri

Brenda harkut të 24 orëve Shqipëria duket sikur ka kaluar në një transformim total të motit, teksa kjo e dielë (1dhjetor) shënoi dhe hyrjen e dimrit. Vendi jo vetëm hyri në stinën e dimrit por edhe me temperaturat të cilat ranë në mënyrë drastike.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut por përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore të vendit si dhe zonat fushore ajo hera herës do të fitojë itensitet deri në 15-20m/s.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rënie të ndjeshme duke prekur vlerat nga 0ºC në relievet malore deri në 6ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat në zonat malore nuk pritet t’i kalojnë 8ºC ndërsa ato në zonat bregdetare dhe ato të ulta 19ºC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu