Një anije ushtarale spanjolle hyri në ujërat territoriale të Gjibraltarit gjatë paradites së sotme duke vënë në alarm rojet bregdetare të gadishullit të vogël në Mesdhe.
“HMS Scimitar”, hyri në ujërat territoriale rreth orës 10 të paradites, përcjell Albeu.com.
Gjibraltari është pjesë territoriale e Britanisë së Madhe dhe mes tyre dhe Spanjës janë nxehur debatet në lidhje me çështjen në fjalë, pas brexit-it.
Britania mori në zotërim Gjibraltarin në shekullin 18-të, i cili është pretenduar vazhdimisht nga Spanja. /Albeu.com/













