Situata në Lindjen e Mesme është ndezur sërish pas vendimit të Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, ndërkohë që deri më tani qyteti kishte një status të veçantë.
Pas këtij vendimi, qeveria izraelite ka filluar kontaktet me të gjitha qeveritë e tjera që duan të transferojnë ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Reagime të shumta kanë ardhur nga e gjithë bota për këtë vendim, ndërsa Hamas ka kërcënuar me një intifadë të dytë ndaj Izraelit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelit ka filluar të dërgojë forca të shumta në Bregun Perëndimor, ku banojnë më së shumti palestinezët duke shkaktuar reagime në rajon. /albeu.com/










