Nëpër degët e BDI-së po vlojnë thashetheme dhe lobime se kush do të bëhet ministër.
Vendimin final për çdo kandidaturë siç mësohet për INA e merrë kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, i konsultuar paraprakisht me krerët e degëve dhe organeve më të larta partiake. Por më në fund siç bëhet e ditur, vendimet do ti prejë Ahmeti.
Situata po zhvillohet me një konkurrencë të ashpër, se kush shkon ministër, ashtu Ahmetit vazhdimisht po i mbërrijnë porosi në celular me emra kandidatësh, lutje e sugjerime. Por gjithçka do të bëhet e qartë këtyre ditëve kur do të diskutohet për postet udhëheqëse ministrore dhe drejtoritë që do ti ndahen BDI. (INA)