Ka nisur një debat i ashpër mes 51 deputetëve të VMRO-së kundër LSDM-së dhe partive shqiptare.
Nga VMRO vazhdojnë ta kundërshtojnë kategorikisht Platformën e Partive shqiptare si dhe kërkojnë që kryetari i Komisionit për emërime dhe zgjedhje të jetë nga partia që ka fituar zgjedhjet, përkatësisht VMRO-ja.
“LSDM-ja e gënjeu popullin. Ata gjatë zgjedhjeve nuk e paraqitën platformën që sot e pranojnë. Ajo që është me rëndësi dhe që duhet ta kemi parasysh është porosia e mijëra qytetarëve që kërkojnë një person kompetent në parlament që do e vendos komisioni për zgjedhje dhe emërim për hedhjen e platformave të huaja”, ka thënë Ana Llashkovska.
Antoniu Milloshoski kujton se Platforma është mashtrim paszgjedhor.
“Nuk është e ndershme! Duhet të korrigjohet”, u shpreh Milloshoski.
/albeu.com/










