Tensione në Kuvendin e Preshevës: Gjuajtje me ujë, fyerje dhe shkulje mikrofonash

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione. Siç raporton RTV Presheva këshilltarët komunal që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashta rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi i cili gjatë diskutimeve të tij ishte mjaftë i ashpërt ndaj oponentëve politik, ndërsa në fund të seancës doli para kryesisë së kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ja grisi dokumentat kryetarit të Kuvendit Sami Salihut.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu