Vijojnë tensionet në Mal të Zi, ku serbët kanë bllokuar ndërtesën e Komunës së Budvës. Që nga orët e hershme të ditës së sotme kryetari serb i Budvës, Marko Carevic, së bashku me disa deputet serbë kanë bllokuar komunën.
Policia malazeze ka ndërhyrë duke i arrestuar serbët, përfshirë edhe kryetarin e komunës. Tensionet janë të larta ku serbët janë ngritur në protesta.
Për qeverinë qëllimi është të destabilizohet Mali i Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit pasi Rusia dhe Serbia ishin kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO.
Në dhjetor, opozita pro-serbe u përpoq të bllokojë votimin e ligjit të diskutueshëm me anë të protestave në parlament që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë, duke arrestuar 18 deputetë.
VIDEO:










