Tek Aleanca për Shqiptarët kanë shpërthyer tensione të brendshme lidhur me përkrahjen e tyre për kandidatin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Parlamentit. Gjithçka siç mëson INA është shkaktuar nga vendimi i Lëvizjes BESA se nuk do të përkrahë Xhaferin dhe se do të dal me kandidatin e saj.
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se ashtu siç i janë dhënë 67 nënshkrime Zaevit për ti dhënë shansin për formimin e maxhorancës së re, ashtu me konstruktivitet duhet të përkrahet zgjedhja e kryeparlamentarit të ri.
“Në të kundërtën do të thotë se po luhet një lojë që i kontribon krizës politike”, kanë theksuar nga kjo aleancë. Ndërkohë, kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela përveç dhënies së nënshkrimeve për Zaevin, ka bërë të qartë se ende s’kanë vendosur se a do të jenë pjesë e Qeverisë së re, duke u përfshirë me ministra e drejtori. Por një nga opsionet është 100 ditëshi për Zaevin si kryeministër. (INA)










