Pas gjashtë muajsh rotacioni në Republikën e Kosovës, paqeruajtësit ukrainas në kuadër të KFOR-it, janë kthyer në Ukrainë. Kështu raportoi dje shërbimi për media i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Trupat ushtarake ukrainase, të Komandës Operative “Lindja”, kryen detyra në Republikën e Kosovës nën udhëheqjen e NATO-s si pjesë e KFOR-it. Në total, kontingjenti ukrainas në Kosovë përfshinte 40 ushtarë.
Ukraina, momentalisht është kryefjala e zhvillimeve ndërkombëtare. Ajo ndodhet në një konflikt të ngrirë me Rusinë.
Që nga muaji shtator, Moska e ka kërcënuar Ukrainën, duke dërguar dhjetëra mijëra trupa – ndoshta më shumë se 100,000 – në rajonet pranë kufijve me Ukrainën dhe në Gadishullin e aneksuar të Krimesë.









