Tensionet në veri, Borrell: Gati të shtojmë trupat e EULEX

Shefi i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell deklaroi se blloku është i gatshëm të shtojë praninë e forcave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, nëse është e nevojshme, pas situatës së krijuar së fundmi, të cilën e cilësoi si të papranueshme.

Në një konferencë pas takimit të ministrave të Jashtëm, ai tha se incidentet fundit janë me pasoja për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit.

Që nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që përshkallëzuan ditët e fundit, dhe kanë nxitur incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk janë diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk e pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të përfundojë. Bllokadat duhet të largohen. Qetësia duhet të rivendoset”, tha Borrell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu