Tensionet në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Në një aktivitet të zhvilluar këtë të hënë, ku po prezantohet projekti i ri tregtar i Durrësit në Porto Romano, Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një koment për situatën në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë tha se kryeministri Kurti e kishte të pamundur të në këtë aktivitet pikërisht për shkak të situatës në Veri të Kosovës.

Më tej ai theksoi se qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu