Tensionet me Veriun, amerikanët prezantojnë aeroplanin më vdekjeprurës në botë (VIDEO)

Ushtria amerikane ka marrë pjesë në Seoul ADEX, një ekspozitë vjetore e mbrojtjes në Korenë e Jugut.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra aeroplanë të ndryshëm ishin në shfaqje dhe ata kryen manovra ajrore.
Por, çfarë thuhet më tej, në këtë shfaqje nuk ishin të gjithë aeroplanët e njëjtë – “ylli” i shfaqjes ishte “F-22 Raptor”.

Ai vlerësohet si aeroplani më vdekjeprurës në botë.

SHBA-të gjithashtu prezantuan edhe me aeroplanë të tjerë, si “F-35 Rrufeja”. Aeroplanët e F-15K të Koresë së Jugut ishin gjithashtu në shfaqje.

Grupi aerobatik i Koresë së Jugut nxori gjithashtu një paraqitje mahnitëse. Ata njihen si “Shqiponjat e Zeza”.

Ekspozita vjen gjatë tensioneve në rritje me Korenë e Veriut – apo ndoshta si një mundësi tjetër për të shfaqur fuqinë e përbashkët ushtarake të dy vendeve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu