Teksasi ka 38 vota elektorale, shtet me peshë elektorale shumë të rëndësishme për fituesin. Në këto momente kryeson Biden i cili ka marrë 53.5% të votave deri tani të numëruara ose 1 142 043 vota.
Ndërkohë Trump po prin bindshëm në një nga shtetet përcaktuese, Oklahoma. Trump ka marrë 53.8 për qind ose 176 861 vota në total. Kështu, republikanët duket se ruajnë këtë bastion të tyrin.









