Tensioni në rritje, Greqia sjell tanket në kufi me Shqipërinë (FOTO)

Trupa ushtarake ka dërguar Athina zyrtare në kufi me Shqipërinë, teksa të dyja shtetet janë në diskutime e bisedime e sipër për çështjen e detit.

Grekët kanë nisur një stërvitje operacionale të Brigadës së 8-të të Mekanizuar në atë që e quajnë Epir, madje raportojnë për frymën e shkëlqyer morale dhe agresive të ushtarëve.

Ndërsa kërcënueshëm shpallen ndaj Shqipërisë, krejt në të tjera pozita duken me Turqinë. Megallomania ballkanike duket është e vetmja gjë që nuk zgjidhet në tryezën e bisedimeve, megjithëse Edi Rama dhe Ditmir Bushati luten që ato të zhvillohen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu