Tentime për blerje të deputetëve!?

Në taborret politike pas pritjeve të gjata për formimin e Qeverisë në Maqedoni, në lojë ka hyrë edhe trendi i blerjes së deputetëve.

Siç mëson INA, tanimë dy deputetë kanë marrë oferta të majme për të qenë pjesë e kombinimeve për formimin e Qeverisë.

Bëhet fjalë për deputetë të komunitetit jomaqedonas, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre, përcjellë Klan Kosova.

Tentime të tilla ka pasur edhe në radhët e partive shqiptare, përmes joshjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me punësime, realizimin e kushteve dhe kërkesave jetësore./Ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu