Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili demonstron ‘fuqinë e tij’ në një park publik. Ai shtrihet në ulëse dhe ngrit pesha derisa e filmojnë vazhdimisht merr frymë thellë, duke tentuar të shtiret kinse është peshë e madhe dhe i duhet të derdhë djersë për t’i ngritur.
Videoja është bërë virale, pasi është zbuluar se për çfarë peshe bëhet fjalë që ai e ngrit. Kadyrov deshi të impresionoj opinionin duke i treguar se po ngrit pesha shumë të rënda, por që në fakt nuk ishin edhe aq rënda siç dukeshin në shikim të parë.
Në video shihet se çdo peshë kishte pesë kilogramë, pra në total ishin 80 kilogramë. E këtu filloi tallja në llogari të tij.
“Qfarë Rambo apo jo”, ishte një prej komenteve të shumta.
“Në qdo anë ka nga shtatë pesha prej pesë kilogramëve, që do të thotë se ka ngritur në total 70 kilogramë plus shufra afro 10 kilogramë. Pra 80 kilogramë, që nuk janë asgjë për një burrë si ai që pretendon se është i fortë”, thuhej në një koment tjetër.
Kadyrov wanted to ‘impress’ the audience by showing how he presses a barbell filled with what looks to be a lot of weight at first glance. He only forgot that you can see that each weight is only 5 kg. A total of 80 unimpressive kilograms.
What a Rambo, isnt he? 🏋️♂️😂 pic.twitter.com/HUkCipc72w
— NOËL 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) March 27, 2023