Tentoi të vetëvritet, ja historia trishtuese e vajzës 14- vjeçare nga Tirana

Janë zbardhur detaje të tjera nga tentativa e vetëvrasjes së një vajzë 14- vjeçare në Tiranë. Vajza adoleshente u hodh nga kati i tretë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi.

Ajo banon në një pallat pranë Ish-Shkollës së Bashkuar.
Ndërkohë, “Panorama” mëson edhe motivet e kësaj ngjarjeje dhe si u shpëtua nga dy punëtorë të bashkisë. Sipas burimeve, K.B. ishte jetime, pasi babai ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Po kështu, ajo rrezikon të humbasë edhe nënën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Prej kohësh vajza ishte mbyllur në shtëpi. Ditën e sotme tentoi të vetëvritej, mirëpo dy punëtorë të bashkisë të gjendur aty e kanë pritur. Ajo madje është grindur me ta.

“Pse nuk më latë të vdisja”, mësohet t’u ketë thënë vajza punëtorëve të bashkisë./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu