Tenton t’ia vë zjarrin një lokali, por nuk i shkon siç e mendoi (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje mjaft të çuditshme nga kamerat e sigurisë në Madisonville.
Video tregon një çift që tentojnë t’ia vënë zjarrin një lokali por që nuk shpëtojnë lehtë, përcjellë lajmi.net

Së pari gruaja e thyen xhamin e lokalit e pastaj burri me molotov tenton t’ia vë flakën, por në tentimin e dytë edhe vet ai preket nga flaka dhe siç duket materia e lëngshme djegëse i shpërndahet në trup.

Burri fillon të vrapojë për të fikur zjarrin që e kishte prekur dhe në fund shihet duke e hequr këpucën e pastaj shkon drejt furgonit dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Ende sipas policisë nuk dihen motivet dhe nuk është arrestuar askush.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu