Tentuan ta plaçkitin anijen gjigante me mallra, u penduan keq piratët somalezë kur para tyre u shfaqen burra të armatosur deri në dhëmbë (VIDEO)

Për vite me radhë, piratët somalezë kanë terrorizuar pronarët e anijeve që transportojnë mallra të ndryshme, dhe që kalojnë nëpër ujërat e Afrikës.

Këto ujëra janë të rëndësishme për trafikun ujor, ndërsa plaçkitjet e piratëve i kanë kushtuar pronarëve dhe kompanive që merren me transportimin e mallrave, miliarda dollarë gjatë periudhës 2008-2011.

Dhe derisa sa vinte e rritej numri i anijeve të plaçkitura, pronarët e tyre nga përvoja e hidhur janë detyruar të angazhojnë kompani private të sigurimit të armatosur deri në dhëmbë, që të luftonin ballë për ballë me piratët nëse tentojnë t’i plaçkitin.

Një rast i tillë është dokumentuar në një video të publikuar së fundmi ku një anije e vogël me piratë tenton ta rrëmbej anijen gjigante me mallra, por që hasin në rezistencë nga një grup burrash të armatosur rëndë me pushkë të ndryshme automatike.


1 Koment

  1. Pronaret kane humbur ne vitet 2008-2011 sepse nuk kane punesuar roje me arme ne anije Tani qe u ka ardhur truri, pronaret nuk po humbasin gjithe mallin dhe jete njerezish ne anijen qe transportojne mallra me mire te paguash disa miliona per rojet se sa te humbasesh tonelata me mall qe kushtojne qindra milion dollare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu