Tentuan vjedhjen e bankës duke groposur nën tokë, hajdutët bllokohen në tunel

Ka dështuar tentative e 4 personave për të grabitur një bankë në Romë, e cila nëse do të realizohej do të përngjante me një skenar të serialit të njohur “Money Heist”.

4 grabitësit u bllokuan nga një masiv dheu në tunelin që kishin gërmuar për të hyrë në kasafortën e bankës së vendosur në rrugën Innocenzo XI dhe u ndesh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që ata të dilnin gjallë.

Tre nga të dyshuarit u shpëtuan shpejt, ndërsa i katërti u gjet nga zjarrfikësit pas disa orësh në një thellësi 6 metra.

Nga hetimet rezulton se grabitësit i nisën gërmimet nga dyshemeja e një hapësire komerciale dhe kishin hapur një tunel me të vërtetë të madh, por që në fakt nuk kishin vlerësuar të gjitha teknikalitet, që më pas i bllokuan brenda.

Për momentin, policia i ka komunikuar masën e arrestit vetëm dy prej të dyshuarve, pasi dy të tjerët kanë marrë lëndime të shumta dhe ndodhen në spital. Sipas autoriteteve, dy nga grabitësit janë me origjinë napoletane, ndërsa dy të tjerët banorë të Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu