Ish trajneri i Milan, Mihajloviç në fitoren 3-0 të Torinos kundër Sassuolos ditën e djeshme, ka shpërthyer në nerva dhe të bërtitura ndaj strafit të tij për një gabim të vogël që u bë.
Lajmi në mediat italiane është përhapur me shpejtësi të madhe pasi, sjellja e pahijshme e teknikut serb nuk ka lënë një shije të mirë dhe tek vetë tifozët. Gjithçka nisi në minutën e 80, kur ai fillon me ofendime ndaj Castellazit, i cili është zëvendësi i tij.
Acarimi i tij erdhi për faktin se ai kishte kërkuar zëvendësimin e Obit ndërkohë që ishte bërë gati për të dalë Rincon. /albeu











