Tërhiqet Vuçiç, anulon vizitën në Kosovë, ja çfarë ndodhi

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në Kosovë. Ai pritej që të vizitonte veriun e vendit të mërkurën, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 2 Prillit në Serbi.

Vuçiç deklaroi se nuk pranonte shantazhe nga qeveria e Kosovës, e për këtë arsye vendosi ta anulojë këtë vizitë.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk ja vlen një presion i këtij lloji, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiç, për televizionin shtetëror serb “RTS”.

Më herët Ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se qeveria e Kosovës vendosi ta lejojë vizitën e Vuçiç, pavarësisht tensioneve të krijuara të fundi për çështjen e trenit me mbishkrime nacionaliste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu