Tërmet 5.1 i shkallës richter, ku ishte epiqendra (FOTO)

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Richter ka goditur Bosnje Hercegovinën. Sipas të dhënave nga Qendra Europiane e Monitorimit të Tërmeve, thellësia e tij ishte 5 kilometra duke bërë që të ndjehet më i fortë në sipërfaqe.

Mediat boshnjake raportojnë se lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz apo infrastrukturë.

Një ditë më parë, tërmeti më magnitudë 5.1 shkundi Korcën, ndërsa u raportua se lëkundje kishte pasur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu