Tërmet i fortë ‘shkund’ Kilin, dalin pamje nga lëkundjet (VIDEO)

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.9 ballë u regjistrua në Kili, rreth tridhjetë kilometra në lindje të qytetit të Calamës. Tërmeti ndodhi në një thellësi fokale prej 101.3 kilometrash, në shkretëtirën e Atacama-s.

“Kërcënimi i një cunami që godet brigjet e Kilit është përjashtuar”, tha Felipe Plaza, i agjencisë kombëtare për parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive (SENAPRED), në një video të publikuar nga institucioni nëpërmjet X.

Pas tërmetit pati ndërprerje të energjisë elektrike, deri më tani janë prekur gjithsej rreth 27,000 familje.
Kili, nëntoka e të cilit është vendi ku bashkohen tre pllaka tektonike, është ndër vendet me sizmicitetin më të lartë në botë, aq sa qytetarët shqetësohen vetëm kur regjistrohen tërmete me magnitudë më të madhe se 7.

Në vitin 1960, vendi i Amerikës Latine u godit nga një tërmet që ende konsiderohet më i forti i regjistruar ndonjëherë – me magnitudë 9.5.

Qyteti i Valvidias pësoi shkatërrime të mëdha; 9,500 njerëz humbën jetën. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 shkaktoi një cunami që la më shumë se 520 të vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu