Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për dhjetëra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km (130 milje) në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Për pasojë 46 persona kanë mbetur të plagosur.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon. Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se pas tërmetit të parë është ndjerë dhe një tjetër tërmet 4.7 ballë. u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu