Sot, në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.1 ballësh sipas shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të Meteoalarm.mk, epiçendra e tërmetit është regjistruar në rajonin epiqendror të Ohrit, përcjell INA.
“Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, përveç shqetësimit dhe panikut të përkohshëm te qytetarët. Tërmeti është ndier më së shumti në rajonet jugperëndimore të vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas shkallës Rihter, një tërmet me magnitudë rreth 4 ballë konsiderohet i moderuar – zakonisht ndihet nga shumica e njerëzve, por rrallëherë shkakton dëme serioze. Në raste të tilla, mund të ketë vetëm dëme të vogla sipërfaqësore.