Tërmetet në Shqipëri, regjistrohen 340 lëkundje

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga në një lidhje live për edicionin e orës 12:00 në top Channel nga Instituti i Gjeoshkencës raportoi për të rejat e fundit pas tërmetit.

Përgjegjësi i departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi tha se deri më tani janë regjistruar më shumë se 340 lëkundje sizmike.

Magnituda më e madhe pas goditjes kryesore, ishte ajo që ishte 12 minuta pas asaj kryesore.

Por Koçi thotë se rreziku mund të quhet i kaluar tashmë duke pasur parasysh trendin e goditjeve dhe fuqive të tyre.

“Nuk ka nevojë për alarmim, ne shpresojmë që çdo gjë do vijë duke u reduktuar”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu