Tërmeti 4.7 ballë shkundi vendin, banorët në alarm: Nuk kishim parë si ky.

Një tërmet me forcë 4.7 ballë tronditi para pak minutash vendin duke u ndjerë i fortë në zonën e Beratit ku edhe ishte epiqendra, por edhe në Elbasan, Fier, Vlorë, Tepelenë, etj.

Banorët theksojnë se tronditja ishte e fortë edhe në katet e para të ndërtesave.

“Unë jam 20 vjeç dhe ky është tërmeti më i fortë që kam ndjerë deri më tani., – shprehet një banor nga Berati, shkruan Albeu.com., ndërkohë që një tjetër Fieri rrëfen se lëkundja ishte e shkurtër, por e fortë.

“U shkund shtëpia dhe divani ku isha ulur”., rrëfen një banor tjetër. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu