Pas lëkundjeve të tërmetit të fuqishëm ditën e sotme, në muret e Ministrisë së Bujqësisë është krijuar një çarje.
Faqja kryesore e murit ballor është ndarë në mes, që nga pjesa e sipërme e ndërtesës.
Çarja e murit ka ardhur is pasojë e tërmetit të fuqishëm, 5.1 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Tërmeti 5.1 ballë i shkallës rihter i cili goditi vendin tonë paraditen e sotme, ka shkaktuar një sërë dëmesh.
Ndonëse epiqendra e tërmetit ishte në Gjirin e Lalzit, lëkundje të fuqishme janë ndjerë dhe në Tiranë dhe në zonat përreth.