Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në zonat përeth.
Sipas të dhënave të Qendrës Seizmologjike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 29 km në lindje të Tiranës, ndërsa është regjistruar në orën 17:38 minuta të ditës së sotme.
Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoni dhe Kosovë.








