Tërmeti i mbrëmjes së djeshme tronditi përsëri Turqinë dhe Sirinë: Ja sa persona kanë humbur jetën dhe sa të tjerë janë plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 680 të tjerë janë plagosur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë dhe Sirinë.

Sipas mediave turke thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra. Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë tronditën Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njofton se nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi.

Njëkohësisht ai bëri thirrje banorëve të mos qëndrojnë në ndërtesat e rrezikshme. Deri më tani autoritetet e të dyja vendeve kanë raportuar pëer 213 të plagosur në Turqi dhe 470 në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu