“Tërmeti” në BBC me Gery Lineker: çështja që prek dhe shqiptarët

Ish-futbollisti legjendar anglez Gary Lineker, 62 vjeç, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Meksikë në vitin 1986, nuk do të jetë më drejtuesi i emisionit “Ndeshja e ditës” në televizionin BBC pas më shumë se 20 vitesh në atë rol.

Lineker, i cili është punonjësi më i paguar i transmetuesit shtetëror të Britanisë, u desh të jepte dorëheqjen me kërkesë të politikanëve të zemëruar konservatorë, të cilët u goditën rëndë nga komentet e tij në Twitter duke krahasuar vendimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman për të ndaluar në mënyrë efektive të gjithë migrantët të hyjnë në MB me ligjet naziste në Gjermani në vitet 1930 dhe e quajti atë “më keq se të tmerrshëm” dhe “jashtëzakonisht mizor”.

Braveman u ankua në BBC për postimin e Lineker në Twitter, kështu që BBC lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej se ata do të kishin një “diskutim të sinqertë” me fytyrën e programit sportiv dhe do ta largonin atë nga emisioni derisa “të arrihet një marrëveshje” dhe një pozicion i qartë në lidhje me përdorimin e tij të mediave sociale”.

Wright dhe Shearer, solidaritet me Lineker

Lineker ka 8.7 milionë ndjekës në Twitter dhe nuk ka qenë kurrë i drojtur për të shprehur mendimin e tij për tema aktuale politike si Brexit apo kriza e emigrantëve. Ai tha se se do të vazhdojë të flasë në emër të atyre që nuk kanë të drejtë vote.

“Nuk kam marrë kurrë kaq shumë dashuri dhe mbështetje në jetën time, përveç ndoshta pasi kam shënuar gola në Kupën e Botës. Faleminderit të gjithëve”, thuhet në një nga postimet e Lineker në Tëitter pas ankesës së ministres Braverman, e cila së fundi ka shënjestruar edhe shqiptarët, gje për të cilën ka marrë kritika dhe nga Tirana zyrtare.

Lineker mori edhe mbështetjen e disa kolegëve. Ish-pjesëtarët e kombëtares angleze Alan Shearer dhe sulmuesi legjendar i Arsenalit, Ian Wright, njoftuan se nuk do të marrin pjesë në emisionin “Match of the Day” të BBC-së të shtunën në mbështetje të kolegut të tyre Gary Lineker.

“Unë e kam informuar BBC-në se nuk do të paraqitem në MOTD nesër mbrëma,” tha Shearer, i cili u bë një pjesëmarrës praktikisht i përhershëm në emision menjëherë pas daljes në pension të tij në 2006.

“Të gjithë e dinë se sa do të thotë për mua ‘Ndeshja e ditës’, por unë e kam informuar BBC-në se nuk do ta bëj nesër në emër të solidaritetit me kolegun tim”, shkroi Wright në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu