Tërmeti në Meksikë, gruaja i shpëton vdekjes për punë sekondash (VIDEO)

Videot e tmerrit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën të martën nuk kanë të sosur.

Në një video të publikuar së fundmi shihet një grua duke mashtruar vdekjen për një fije floku në momentin kur tërmeti i fuqishëm goditi këtë vend.

Ajo ndodhej pranë një shatërvani, sipas të gjitha gjasave para një qendre tregtare, kur një copë e madhe e xhamit bie në drejtim të saj, por i shpëton vdekjes për disa milimetra.

Ajo sikur ta dinte se diçka e keqe do të ndodh fillon të vrapon, dhe në një moment bie copa e xhamit pikërisht në vendin kur ajo po qëndronte vetëm një sekondë më parë.

Por, sikur të mos kishte lëvizur shanset që të mbijetonte do të ishin tëjet të vogla. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu