Më 16 prill 2025, rreth orës 11:45, në rrugën “Krume Ugrinoski” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë kanë arrestuar E.Z. (28) nga Kërçova.
Sipas njoftimit zyrtar, më herët gjatë ditës, në rrugën “29 Nëntori”, ai kishte ndaluar me kërcënim një taksi duke kërcënuar shoferin me një mjet të mprehtë. Më pas, kishte hyrë në dy shkolla të mesme ku kishte treguar sjellje agresive dhe kishte sulmuar fizikisht nxënës dhe të punësuar.
E.Z. gjithashtu ka sulmuar një kalimtar të rastësishëm pranë shëtitores përgjatë lumit Sushica, si dhe një punonjës sigurie në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, të cilit i ka shkaktuar lëndime me mjet të mprehtë.
Edhe pas arrestimit, në ambientet e stacionit policor në Kërçovë, ai ka sulmuar fizikisht një polic.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.