“Ters” për Milanin para ndeshjes në Champions, mungon Ibrahimovic

Milani do të kthehet të luaj në Champions League ditën e nesërme, e përballë do të ketë një kundërshtar shumë të fortë si Liverpool.

Pas disa sezonesh mungesë, “kuqezinjtë” po presin me entuziazëm të madh rikthimin në kompeticionin të cilin e kanë fituar plot 7 herë. Së fundmi nga kampi i “rossonerëve” mësohet se për duelin e nesërm do të mungojë, Zlatan Ibrahimovic.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, por gazetari i njohur, Fabrizio Romano e thotë me siguri duke shtuar se suedezi ka probleme me tendinën e akilit.

Dhimbje koke për Piolin, pasi 39 vjeçari u rikthye pas gati 4 muajsh duke shënuar gol përballë Lazios e duke dëshmuar se ende është në formë të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu