“Tetovarët lahen me përceka, kryetarja në Halkidiki të Greqisë “(FOTO)

Kryetarja e Komunës së Tetovës këto ditë është parë në plazhet luksoze të Greqisë, në vendin e quajtur Kalamitsi.

Siç mund të shihet nga fotot, bëhet fjalë për lokalitetin luksoz Halkidiki, më konkretisht në Sitonia, shkruan Dokaz.mk.

Kalamitsi është një nga vendpushimet më luksoze në Greqi, kurse plazhi është shpallur si më i miri në vend sipas operatorëve turistikë me renome botërore.

Akomodimi në këtë vend kushton nga 70 euro e lartë për një person. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kryetare komune, mund të supozohet se ajo është vendosur në ndonjërin nga hotelet më luksoze, ku çmimi fillon me 120 euro e lartë, transmeton TetovaNews.

Një qytetar ka bërë shpërndarjen e lajmit në Facebook, duke e komentuar me fjalët:”Tetovarët lahen me përceka kryetarja në Halkidiki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu