Tetovari i Zvicrës Xhemaili e dha golin, por nuk e bëri shqiponjën, ja përse?

Lojtari i kombëtares zvicerane, Blerim Xhemaili shënoi golin e epërsisë në ndeshjes e grupeve, por vendimtare për kualifikim përballë Kosta Rikës.

Por ajo që ra në sy ishte se Xhemaili nuk e ndoqi shembullin e Xhakës dhe Shaqirit me bërjen e shqiponjës ashtu sic kishte ndodhur në ndeshjen me Serbinë. Xhemaili ngriti dy gishta duke mos ditur se cka simbolizon ai simbol.

Por ajo që bëhet e ditur se trajneri Petkoviq dhe stafi i zviceranëve, përfshirë federatën ka kërkuar që lojtarët shqiptarë të evitojnë simbolin e shqiponjës, që u konsiderua si provokim nga ana e federatës serbe dhe që për shkak të atij veprimi, Xhaka dhe Shaqiri u ndëshkuan nga FIFA me dënime prej 10 mijë eurove për secilin.

Por megjithatë nuk dihet se Xhaka apo Shaqiri nëse do të shënojnë gol a do të veprojnë njësoj sikur me Serbinë, duke bërë simbolin e shqiponjës, e cila u bë hit i kampionatit botëror “Rusi 2018”. (INA)


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu