Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur në vendbanimet më të mëdha të Tetovës. Edhe pse BDI si Qeveri po ashtu edhe në pushtetin lokal ka një numër të madh të zyrtarëve të saj, ata prapëseprapë nuk arritën që të mbajnë votat në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë.
Teuta Arifi e cila banon në të njejtën lagje me Fatmir e Florim Besimin, si dhe drejtorin e NPK “Tetova” Tushi Dervishi ka humbur, gjithashtu ka humbur edhe në lagjen Çarshi e Epërme ku banon edhe vetë Bilall Kasami, ku sipas numërimeve Besa ka marrë 688 vota ndërsa BDI 644 vota.
Humbje më të thellë, BDI ka pësuar në Xhepçishtë, vendi ku jeton drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” Ejup Rustemi, ku morrën: Bilall Kasami – 1019 vota dhe Teuta Arifi – 843 vota.
Në lagjen Qendër BDI ka disa zyrtarë të saj, mes tyre edhe vetë shefin e kabinetit të Teuta Arifit, Armend Fazliu, ku kanë humbur 2 me 1, ku kanë marrë 2256 vota për Bilall Kasamin, 1132 vota për Teuta Arifin.
Humbje të thellë integristët kanë pësuar edhe në Reçicë të Vogël, ku jetojnë tre drejtorë nga radhët e BDI-së. Adem Avziun drejtor i “Elem Turs-it”, Remzi Abdullahu zëvendësdrejtor i Agjencisë së Pagesave, si dhe drejtori i radiodifuzionit Festim Halilin. Në këtë lagje kanë marrë: Besa 2048 vota dhe BDI 1650 vota.
Humbje BDI ka pësuar edhe në ‘Lagjen Teqe’ të Tetovës ku jeton drejtori i Fondit shëndetësor, Faton Ahmeti, njëherazi edhe shef i shtabit zgjedhor në Tetovë, aty kanë marrë: Besa 1171 vota dhe BDI 842 vota.
Me rezultate humbëse kanë dalë edhe në Poroj ku jetojnë drejtori i Ndërmarrjes Komunale për Tokë dhe Rrugë, Arsim Nuredinin si dhe Ylber Aliji udhëheqës i Fondit Shëndetësor në Tetovë, ku kanë marrë: Besa 869 vota, BDI 551,
Një ndër lagjet më të mëdha në Tetovë është “Teteks 1” ku kalon bulevardi “Bllagoja Toska”. Këtu banon drejtori i parkimit të qytetit, Sadat Alili, ndërsa BDI edhe këtu ka humbur me këtë rezultat: Besa 1514 vota dhe BDI 878 vota.
Në gjithë Komunën e Tetovës, kandidati njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mori 21 591 vota, 5049 më shumë se sa kundërkandidatja nga BDI, e cila mori 16 542 vota. Arifi ka drejtuar Komunën e Tetovës për 8 vite./InfoShqip.com









